Më 15, 22, 27, 28 dhe 29 Nëntor 2025 qyteti i Gjakovës pritet të shndërrohet në një epiqendër të kulturës shqiptare, pasi që gjatë këtyre ditëve Gjakova do të jetë nikoqire e edicionit të dytë të festivalit “Ditët e nëntorit”, festival i cili është vazhdimësi i festivalit “Ditët e shqiptarit”, që gjatë muajve të verës pati jehon te madhe.

”Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho vjen në Gjakovë në nëntor me një shfaqje shumë të veçantë. Pastaj koncerte me muzikë arvanitase për herë të parë e arbëreshe, koncerte me muzikën qytetare tiranase, dhe një befasi rocku shqiptar, takime me autorë shqiptarë, panair libri me shtëpitë botuese kryesore, panele diskutimi për historinë dhe aktualitetin. Dhe pas shfaqjeve nata zgjatet deri në agim me muzikë të vjetër shqiptare, gatime tradicionale dhe miq plot”, ka thënë Hasimja në paralajmërimin për manifestimin Ditët e Nëntorit.