Monday, April 13, 2026
Sporti

Edhe me 10 lojtar Vëllaznimi e mposht Dinamon

Futbolldashësit në Gjakovë kanë jetuar jo vetëm të shtunën me futbollin dhe Vëllaznimin. Skuadra e zemres e ka mposhtur lideren e Ligës së pare, Dinamon e Ferizajt me rezultat 2 me 1, anipse në pjesëlojen e dytë luajti me një lojtar më pak.

Pjesëloja e parë lë për tu dëshiruar sepse mysafirët sulmonin ndërsa Vëllaznimi më shumë mbrohej. Pjesëloja e dytë ndryshoi rrënjësisht. Vëllaznimi i mbështetur nga tifozeria e zjarrtë,  tregoi forcen anipse mori golin e parë. Sinan Kadiri barazoi ndersa kapiteni Rron Rugova me gol fantastik I dha vulë takimit për tri pikë shumë të vlefshme në rrugëtimin drejtë superliges.

Deri në fund të kampionatit ka mjaftë ndeshje, por të gjitha janë të thuash vendimtare.

Në xhiron e ardhëshme Vellaznimi luan me Rilindjen 1974 e pastaj

KF Vellaznimi – Liria

Tefik Çanga – KF Vellaznimi

KF Vellaznimi – Vjosa 

Keku – Vellaznimi

KF Vellaznimi – Vushtria