Edi Furra: Këngë kushtuar trimave të lirisë, “Djemve të Asfaltit”
Për nder të 14 Qershorit , në Ditën e Çlirimit të Gjakovës, këngëtari shquar gjakovar Edi Furra për adhuruesit e muzikës solli një këngë të re shoqëruar me video klip, që është një homazh i veçantë kushtuar “Djemve të Asfaltit”.
Kënga i dedikohet djemve që me guxim, sakrificë dhe dashuri për atdheun shkruan histori krenarie. Kënga sapo është publikuar në rrjetet sociale, ka marrë një numër të madh pëlqimesh që flet për një mirëpritje të adhuruesve të muzikës.
(Muzika Vllaznim Buxhovi, teksti Dardana Buxhovi & Sadik Llapashtica, Orkestruar nga Rion Musa & Buxhovi, Studio PENA.)
Dëgjoje këngën me videoklip:
https://www.youtube.com/watch?v=wiKyOkC_M5E

