Sa herë që reshjet e shiut kaplojnë qytetin, pika më problematike e rrjetit të ujërave të zeza dhe atmosferike paraqitet tek rruga Londra dhe kryqëzimet e saj, për faktin se në këtë vend bëhet shprazja e ujërave të një pjese të madhe të qytetit. Në të tilla raste rrjeti I vjetëruar nuk arrinte të përballonte kapacitete e ujërave, prandaj edhe banorët e kësaj zone ishin në hallë të madh.
Kështu problemet e shfaqura në vecanti kohëve të të fundit në disa rrugë të lagjes “Blloku i Ri” me mbushjen e disa bodrumeve me ujë nga kanalizimi, sidomos kur ka të reshura shiu, ka shqetësuar banorët dhe këtij shqetësimi serioz i është përgjegjur edhe kryetari i Komunës, Pal Lekaj, ka njohtuar te merkuren zyra per informim e KK. Sipas tyre, sot kanë nisur punimet në sanimin e përkohshëm të këtij defekti që vie nga kanalizimi kryesor, në të cilën për këtë sanim punojnë firma “Mulaj” dhe Kompania Rajonale e Ujërave “Radoniqi”.