Site icon Gjakovapress

Fundi I stinorit, sfidues për Vëllaznimin

Pjesa përfundimtare e edicionit vjeshtor të Ligës së parë të Futbollit të Kosovës, do të jetë sfiduese për Vëllaznimin që po lufton për superligë. Kanë ngelur edhe tri ndeshje deri në pushimin mes dy stinorëve. Këtë fundjavë Vëllaznimi luan në teren të vet me KEK_un, ndërsa dy ndeshjet e ardhshme,  me Vushtrrinë dhe Feronikelin i luan si mysafir. Pas 15 ndeshjeve Vëllaznimi ka arritur 9 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje duke mbledhur 31 pikë dhe duke u pozicionuar e treta në tabelë. Aq pikë ka edhe Dinamo në vend të katërtë ndërsa  Feronikeli është i dyti me një pikë më shumë dhe Vushtrria e para me tri pikë më shumë se Vëllaznimi. Pra, me  dy konkurrentët për titull kampioni,  skuadra kuq e zi do ti ketë përballjet në dy javët e fundit të stinorit vjeshtor, prandaj rezultatet e mira në këto ndeshje do ti kishin dhënë krihë për vazhdimin e kampionatit dhe jetëismin e misionit që ka.

Exit mobile version