Saturday, August 30, 2025
Kulturë

Fundjava në Gjakovë me Festivalin Ditët e shqiptarit

Fundjava në qytetin tone, duke filluar nga e premtja në të dielë,  do të jetë e mbushur me veprimtari të ndryshme në kuadër të Festivalit Ditët e shqiptarit.

Të premten mbrëma nga ora 20.00 në parkun Ali Podrimja do të ketë një takim me George dhe Dorothea Fankhauser, themelues të fondacionit Pirolo në Bazel, që  njihen për përkushtimin e tyre afatgjatë në mbështetjen e muzikantëve të rinj shqiptarë, veçanërisht në Gjakovë, si dhe për organizimin e  aktiviteteve  kulturore e edukative që kanë lënë gjurmë ndër vite.

Pas këtij takimi nga ora 20.30 nesermbrëma, më 8 Gusht,  në parkun Ali Podrimja shfaqet Koncert me grupin  Don’t Listen to Your Neighbours.

Ndërkaq në Çarshinë e madhe,  ku vera e sivjetme po bëhet qendër e muzikës,  nga ora 22.00 të premten shfaqet Koncert me këngëtarin e shquar Vlashent Sata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *