Gjakovapress

Fundjavë me futboll dhe hendboll

Futboll

Futbolistët e Vëllaznimit në kuadër të javës së tetë të Raiffeisen Ligës së Parë, të shtunën prej ores 15.00 përballen me FC Besa nga  Peja. Ndeshja luhet ne Gjakovë në  stadiumin me bar sintetik te Pallati i sporteve Shani Nushi. Në mesjavë skuadra “Kuq e Zi”, ndau pikët me Trepca 89 në fushën e Malisheves për, siç u tha, mundësinë e transmetimit televiziv.

 

Hendboll:

Klubi i hendbollit Vëllaznimi, të shtunen  nis rrugëtimin në kampionatin e ri të elites së hendbollit të Kosovës. Prej ores 20.00 në pallatin e  sporteve në Gjakovë përballet me Llapin e Podujeves. Në paralojë luajnë ekipet e të rinjve.

Garat i fillojnë edhe vashat henbolliste. Shqiponja  neser prej ores 14.30 e prêt në Gjakovë, ekipin Besa nga Peja.

Exit mobile version