Në këtë kontekst, roli i degës së Lidhjes Shqiptare në Gjakovë vlerësohet tejet i madh dhe ndër më aktivët. Kështu thotë historiani prof. dr. Masar Rizvanolli I cili përmend kontributin e atdhetarëve trimave dhe patriotëve gjakovar të asaj kohe me në krye Sulejman Vokshin.
“Lidhja Shqiptare e Prizrenit, në krye të secilës qëndronte Këshilli kryesor me seli në Prizren, u formua me 10 qershor 1878. Në Këshillin kryesor nga Gjakova me rrethinë bënin pjesë Sulejman Vokshi, Abdullah Dreni, Ahmet Koronica, Shaqir Curri, Binak Alija, Ali Ibra, etj.
Anëtarë të Këshillit kryesor bëhen më vonë edhe përfaqësues tjerë nga Gjakova me rrethinë. Në krye të komisionit për financa, që ishte njëri nga tri komisionet e Këshillit Kryesor, qëndronte Sylejman Vokshi, i cili kishte ndikim të madh në Këshillin kryesor” ka thënë Rizvanolli.
Ne kete pervjetor sot ne permendoren e Deges se Lidhjes Shqiptare te Gjakoves dhe para bustit te Sulejman Vokshit, kanë bërë homazhe perfaqesues te Shoqates së ish te burgosurve dhe te perndjekurve politik te Gjakoves