Site icon Gjakovapress

Gjakovë, rënie e numri të infektuarve, rritje e të shëruarve!

Në komunën e Gjakovës, në 24 orët e fundit, sipas IKSHPK-së është regjistruar vetë një rast me Covid 19, ndërsa janë shëruar  58 pacientë. Momentalisht në komunën e Gjakovës janë gjithsejtë 1 mijë e 876 persona të infektuar dhe 1 mijë e 356 të shëruar. Brenda kësaj periudhe 24 orëshe  është raportuar për dy raste të vdekjeve (64, 51 vjeç).

Aktualisht janë 434 raste aktive me Covid-19.

Në Spitalin Isa Grezda sipas raportit të sotëm , ka një trend të rënies së numrit të pacientëve të dyshuar. Derisa ditën e hënë kishte 107 pacientë, sot   janë 81 pacientë të hospitalizuar që janë duke u trajtuar për Covid, e prej tyre  41 pacientë janë të konfirmuar me  Covid-19. Me oksigjeno terapi janë 43 pacientë  dhe  1 në CPAP maskë. Në mesin e të trajtuarve si pozitiv, janë edhe 2 mjek, 11 infermier dhe 3 nga stafi teknik. 

Exit mobile version