Policia e Kosovës, krahas mantelbardhëve, po përballet edhe me luftën kundër pandemisë duke monitoruar respektimin e masave të Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve shëndetësore të vendit. Kolonel Lumni Graishta, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, i ka thënë Radio Gjakovës , të premten, se Policia e Kosovës po arrin që me sukses të përballet me sfidat që solli situata e gati gjashtë muajve me pandeminë Covid 19. Referuar raporteve të sotme të mëngjesit, 38 zyrtarë policorë janë në vetizolim me simptoma të infeksionit. 16 prej tyre janë të konfirmuar si pozitivë në testet për COVid-19, ndërsa një kolegë nga stacioni policorë në Gjakovë, para pak ditësh ka ndërruar jetë
“Ne mund ta tejkalojmë pandeminë vetëm sëbashku duke iu përmbajtur rekomandimeve, vetëm duke mbajtur maskat, kufizimet e lëvizjes dhe duke ruajtur distancën. Por besoj që nuk është diçka shumë e madhe që po kërkohet prej neve andaj edhe si institucione edhe si zyrtarë por edhe si qytetarë kemi detyrim për shëndetin tonë por edhe për shëndetin e të tjerëve e familjarëve tonë që t’iu përmbahemi. Edhe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për të marrë masat e nevojshme të sigurisë nuk është se kemi kaluar edhe ne pa pasoja. Numër i madh i zyrtarëve tonë janë prekur nga virusi qoftë për shkak të kontakteve të përditshme, në kuadër të kryerjes së detyrave tona, qoftë si kontakte me familjarët e tyre të infektuar. Aktualisht, referuar raporteve të sotme të mëngjesit, kemi 38 zyrtarë policorë në vetizolim me simptoma të infeksionit. 16 prej tyre janë të konfirmuar si pozitivë në testet për COVid-19, ndërsa një kolegë nga stacioni policorë në Gjakovë, para pak ditësh ka ndërruar jetë”, ka thënë Graishta.
Kolonel Lumni Graishta, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ka përmendur aktivitetet monitoruese në zbatimin e masave të Qeverisë së Kosovës në bashkëpunim me inspektorët sanitar, që i ka zhvilluar në 24 orët e fundit.