Gjakovapress

Grunajat e Gjakovës 4 mijë deri në 4.500 kg për hektarë

Pavarësisht disa periudhave të shkurtra  me reshje shiu, fushata e korrje shirjeve në komunën e Gjakovës ka hyrë në dinamikën e saj. Rreth 40 autokombajna po punojnë në grumbullimin e bukës së re.

Jetmira Vula, udhëheqëse e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Drejtorinë Komunale, ka thënë se fermerët i kanë hyrë këtij procesi të rëndësishëm të përgatitur mirë dhe në pritje të rendimenteve të larta. 

Çaste pune në zonen e Rezines së vjeter -Kodra nga Gjakova shihet si në pëllëmbë të dorës. Foto: V.Vehapi

Vula ka theksuar se në fushatën e korrje shirjeve në komunën e Gjakovës janë diku rreth 4 mijë hektarë me grurë, që sivjet po korrin bereqetin e bukës së re me grurë mjaftë  cilësorë. Ajo ka tërhequr vërejtjen për aplikimin e masave mbrojtëse kundër zjarreve pas korrjeve.

Fushata e korrje-shirjeve për mbledhjen e çdo kokrre të grurit tashmë po zhvillohet në të gjitha rajonet prodhuese të vendit që përfshijnë rreth 80 mijë hektarë, teksa pritjet janë që prodhimi i sivjetmë të kontribuojë ndjeshëm në furnizimin i tregut tonë me grurë vendor me cilësi të lartë.

 

Exit mobile version