Saturday, August 30, 2025
Kulturë

Grupi muzikor ”Ashiket” me projektin e ri “ Sa bukur rronim”

Grupi muzikor Ashikët nga Gjakova vazhdon punën përkushtuese në kultivimin e muzikës qytetare shqipe. Këto ditë ka realizuar projektin e 12 me radhë që mbanë titullin “ Sa bukur rronim” ku janë realizuar 18 këngë dhe valle të interpretuara nga grupi dhe shumë këngëtare mysafire, mes të cilave edhe Festina Mejzini, Elita Hoxha,  Mandushe Bakija, Bleta Nixha dhe Viola Bejtullahu. Me nga një këngë prezantohen edhe këngëtarët Agim Basha dhe Nazmi Morina. Mysafir special I grupit në këtë album muzikor është edhe solisti dhe instrumentisti në mandolinë, Muharrem Mici,  ndërsa në violinë është talenti Eri Rraci. Sipas Shefik Pallaskes,  udhëheqësit të grupit muzikor Ashikët, ky është ndër projektet më madhore të grupit, për realizimin e të cilit është punuar një kohë të gjatë. Pallaska ka falenderuar solistët mysafir dhe instrumentistët  për angazhimin e tyre që ky projekt të dalë me sukses.

Ja dhe programi i albumit:

  1. Instrumentale
  2. Sa bukur rronime – KORÇARE
  3. Nji tubë trandofile – SHKODRANE
  4. Zambaku i bardhë – B. BARAKU
  5. Kur me del moj si një hanë – KORÇARE • Me gurë mbulu
  6. N’kodra t’bukura – M. MEIZINI
  7. Hije e bukur të ka ra – SHQIPËRI E MESME
  8. I vujtun jam në ketë jetë
  9. Mësuese e fshatit je
  10. Valle
  11. ELITA HOXHA – Si dukat i vogël je
  12. FESTINA MEJZINI – Qesh e lumtur • Me ty vajzë kam zanë dashni
  13. BLETA NIXHA – Ti më erdhe
  14. VIOLA BEJTULLAHU – Të paharrueshmes
  15. NAZMI MORINA – Kënga e nënës sime
  16. AGIM BASHA – O bylbyl ma i bukri shpend
  17. AGIM BASHA – Vajza ime, shpresa ime
  18. MANDUSHE BAKIJA & SHEFIK PALLASKA – Ditët e bukura kanë kalu

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *