Hellems me shokë e mposhtin liderin 74:70
Basketbollistët e Vëllaznimit e kanë mposhtur të enjten në mbrëmje KB Bashkimin(në cilësinë e vendasit) me rezultat 70:74. (15:15, 16:26, 23:17, 16:16). Fitoren e dytë në këtë edicion kuqezinjtë e arritën në saje të angazhimit të madh të gjithë lojtarëve. Më efikasi ishte Jericole Hellems I cili shënoi 22 pikë.
Në faqen zyrtare të klubit pas kësaj fitore falenderohen tifozet dhe mes tjerash thuhet:
“Me një performancë të jashtëzakonshme nga i gjithë ekipi, mposhtem liderin e tabelës Bashkimin, për t’ia shkaktuar disfatën e parë të sezonit, ku tjetër, përpos se në Gjakovë!!!! Duke ju falenderuar juve Kuqezinjë të Jakovës dhe i dashur publik, vazhdojmë drejt fitoreve të reja me punë, angazhim e disiplinë, të përkushtuar për të arritur qëllimet e ekipit”.

