Hendbolistët e Vëllaznimi e nisin me këmbë të mbarë Kampionatin
Klubi I hendbollit Vëllaznimi, sonte e nisi mbarë rrugëtimin në kampionatin e ri të elites së hendbolit të Kosovës. Në Gjakovë, në përballjen me Llapin e Podujeves shënoi fitore bindëse 40:32. Më efikasi te Vëllaznimi ishte Arber Neziri I cili realizoi 14 herë por të gjithë dhanë maksimumin . Mysafirët nga Podujeva në pjesëlojën e parë ishin shumë aktiv dhe avansuan deri në minuten 2o e pastaj, djelmoshat kuq e zi treguan veten dhe avancuan deri në fund të ndeshjes.

Në klub gjatë verës kanë bërë punë të madhe në konsolidimin e skuadrës e cila për një vit ishte pjesë e Ligës së parë dhe përjetoj ditët më të vështira që nga themelimi. Me një riorganizim dhe me rikthimin e hendbollistëve gjakovar nga klubet tjera kosovare është shtuar optimizmi për ditë më të mira. Hendbollistët e Vëllaznimit synojnë mesin e tabelës dhe paralajmërojnë ditë të mira për hendbollin gjakovar duke pritur gjithnjë mbështetjen e tifozerisë e cila nuk mungoj as sonte.


