Tuesday, October 21, 2025
Sporti

Jozef Rrasi në meçin e tretë në boksin profesional

Boksieri nga Gjakova, Jozef Rrasi  më 18 Shtator,( e enjte)  në Tiranë zhvillon meçin e tij të tretë     në karrierën e boksit profesionist . Në kategorinë deri në 74 kilogram përball do ta ketë boksierin boshnjak  Nerdin Fejzoviq. Para takimit, boksieri i talentuar i klubit të boksit Gjakova 137, Jozef Rrasi u shprehë optimist për fitoren e tretë.

“Do të rikthehem në ring për ndeshjen time të tretë në boksin profesionist.

Kam punuar intensivisht. Jam mirë i përgatitur. Unë në çdo meç hyj për fitore,” ka thënë Rrasi.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që e mbështeten për këtët rrugëtim në boksin profesional.

“Një falënderim të veçantë për sponsorin tim kryesor të këtij meçi, z. Jozef Domgjoni dhe kompaninë e tij SAEE Abdichtungen GmbH. Gjithashtu falënderoj kompaninë sportive Vlera Sport – Artan Hasi, e cila është përkujdesur për veshjet e mia. Dhe nje Falenderim per Leonard Hogja Sport Center për mundësin e stervitjeve në fitnes. Kemi bërë një punë të madhe së bashku me trajnerët e mi kryesor, Hajdar Thaqi dhe Sejdi Nivokzai, si dhe me trajnerin kondicional, Tirron Mamusha. Një mirënjohje shkon për z. Rigels Rajku – Noizy dhe Eduard Dalipi për mundësinë e paraqitjes në eventin e tyre në Tiranë, si dhe për menaxherin tim Artan Vërbica, për koordinimin e të gjitha detajeve që bënë të mundur këtë pjesëmarrje”, ka thënë Rrasi.