Ka ndërruar jetë violinisti i shquar Xhavit Lota
Tingujt magjeps të violinës së doajenit të muzikës Xhavit Lota nuk do të jenë më në orkestrat muzikore. Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare njëri nga mjeshtrit e violinës dhe mësuesi e edukatori që punoi për 43 vite në arsimin e brezave të rinj.
Xhavit Lota i lindur më 29 prill 1943 në Gjakovë. Rrjedh nga një familje me traditë muzikore. Pas shkollimit fillor tetëvjeçar në vendlindje, regjistrohet në Shkollën e Mesme Normale pesëvjeçare (dega e mësuesisë) në Gjakovë. Dhe pas diplomimit punësohet si mësues – edukator, profesion të cilin e ushtron pandërprerë për 43 vite pune, (1965 – 2008), kur edhe doli në pensionin “e merituar“. E tërë kjo veprimtari prej edukatori u krye në shkollën fillore “Zef L. Marku” në Brekoc dhe shkollën e mesme të ulët “Pjetër Muçaj” në fshatin Guskë për 36 vite, nga ku edhe u pensionua.
Xhavit Lota në orkestra muzikore filloi si fëmijë 12 vjeçar dhe këtë dashuri për violinën e vazhdoi deri në vdekje. Ishte anëtar i Shoqërisë muzikore Hajdar Dushi e viteve të fundit pjesë e pandashme e grupit muzikor Ashikët.

