Pallati i sporteve në Gjakovë të dielen në mbrëmje përjetoj një spektakël të vërtetë të basketbollit. Tifozet “Kuq e zi” gjatë gjithë ndeshjes e mbështeten skuadren e zemres ndërsa takimi nisi me këngën e Mitrovices, “Yjet e Gjakoves” dhe u mbyll me jehonën me thirrjet “Hellems, Hellems” në shenjë respekti për lojën e tij brilante.
Vëllaznimi pas fitores me Bashkimin e Prizrenit, vazhdoi me fitore, duke fituar sonte ndaj kampiones, Trepçës, në sfidën e zhvilluar në Gjakovë me rezultat 83:85 (19:31, 33:15, 19:13, 12:26).
Përballja ishte shumë interesante nga fillimi deri në fund dhe me shumë kthesa, por në momentet e fundit, Marques Warrick shënoi tetë pikë radhazi, derisa në aksionin e fundit, Jericole Hellems shënoi një sekondë para fundit për 83:85.

Marques Warrick e përfundoi ndeshjen me 27 pikë e dy kërcime dhe Jericole Hellems me 24 pikë e tetë kërcime.
Vëllaznimi ka tri fitore e gjashtë humbje, ndërsa në ndeshjen e radhës luajnë përseri në Gjakovë me Yllin.