KB Vëllaznimi luan në Prizren me KB Bashkimi
Edicioni I ri I elites së basketbollit të Kosovës fillon këtë fundjavë. Basketbollistët e Vëllaznimit të dielen prej ores 17.00 në pallatin e sporteve në Prizren luajnë me KB Bashkimin. Hapja e këtij kampionati paraqet një festë për adhruesit e basketbollit të cilët mezi presin të shohin në parket ekipin Kuq e Zi pas përforcimeve të reja. Sa herë janë përballur këto dy ekipe , është treguar basketboll cilësorë, prandaj kështu pritet të jetë edhe të dielen në Prizren.

