Saturday, August 30, 2025
Sporti

KF Vëllaznimi këtë të shtune hap kampionatin me derbi

Këtë fundjavë nis edicioni i ri garues 2025/26 në Albi Mall Superligën e Kosovës dhe në Raiffeisen Ligën e Parë. Kjo e fundi, nga ky edicion rikthehet së funksionuari si një ligë unike me 18 ekipe, e jo si në edicionet e fundit kur ishte e ndarë në dy grupe, si pasojë e pandemisë Covid-19.

Vëllaznimi ndeshjet e këtij kampionati si vendas do ti luaj në stadiumin tek pallati i sporteve Shani Nushi. Në ndeshjen e parë,  të shtunën nga ora 16.30,  luan me Feronikelin 74, në derbin e javës së parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *