Gjakovapress

KF Vëllaznimi mposht rivalin e vjetër, Besën 3 me 0, Skenderi në 4 lojë 4 gola!

 

Pas një loje të zbehtë  në mesjavë edhe për nga rezultati I pikëve me Trepçen 89, (1;1), të shtunën Vëllaznimi ka shkëlqyer me FC Besa nga Peja  3 me 0. I ka shënuar tre gola ndërsa ka pasur mundësi të shënoj edhe sëpaku tri të tjera, për faktin se krijojë raste të mira shënimi. Por as mysafirët nuk ishin pa raste. Rreth 1 mijë spektator sa ishin te stadium I Pallatit të Sporteve në Gjakovë, në fund duartrokiten lojën e mirë të futbollistëve “Kuq e zi”. Golashënues ishin  : Rron Rogova / Asist Emir Skenderi, Emir Skenderi / Asist Omar Musaj dhe  Qemail Elshani / Asist Edmond Likaj

“Sot I arritëm  tri pikë me vlerë për ekipin tonë dhe katër gola në katër ndeshje. Nuk ka më mire!”, ka thënë golashënuesi I golit të dytë me Besën, Ermir Skenderi. Ai tha se në klub dhe në qytetin e Gjakovës e kanë pritur jashtëzakonisht mirë.

Vëllaznimi tash ka 20 pikë që i ka arritur nga 6 fitore dhe dy barazime. Në javën e 9-të Vëllaznimi luan si mysafir I Kikes.

Exit mobile version