Kori shkollës së muzikës Prenk Jakova koncert në Vjenë
Shkolla e muzikës në Gjakovë e ka regjistruar edhe një sukses në rrugëtimin e saj drejtë arsimit dhe promovimit të talentëve të muzikës. Anëtarët e Korit të Shkollës së Mesme të Lartë të Muzikës “Prenk Jakova”, në Gjakovë më 7 Qershor janë prezantuar me koncert koral në Vjenë të Austrisë. 35 aëtarët e Korit kanë interpretuar vepra të kompozitorëve të njohur nga bota dhe të krijuesve shqiptar. Kjo ishte një nga ngjarje shumë të rëndësishme për shkollën e muzikës në Gjakovë
Përmes fotove shifen momente emocionale nga Koncerti i Korit të Shkollës së Mesme të Lartë të Muzikës Prenk Jakova Gjakovë në Peterskirche, Vienna/Austri, e cila falë akustikës së jashtëzakonshme dhe ambientit historik, ajo konsiderohet një nga hapësirat më të veçanta për interpretimin e muzikës klasike dhe korale.
Dirigjent: Kastriot Sada, Korepetitor: Nezahate Shala,Gent Kumnova, Lian Juniku. Soliste: Arsa Kumnova.
Drejtori I shkolles dhe dirigjenti I Korit, Kastriot Sada ka falenderuar për mbështetjen: Komunën e Gjakovës, Drejtorinë e Arsimit Gjakovë, Ministrinë e Diaspores të Kosoves, Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, dhe organizatës KÂ për ndihmë rreth bashkëorganizimit!

