Gjakovapress

KRM Çabrati: Kur pastrohet Krena të mos hedhim mbeturina!

Me ndërtimin e shtratit të lumit Krena , ka ndryshuar tërësisht pamja e qendrës së qytetit. Shtegu skaj lumit tashmë është bërë pjesë atraktive për qytetarët. Por,  përkundër kësaj, një anë tjetër e shëmtuar është hedhja e mbeturinave në lum, dukuri kjo që ia prish imazhin e bukur lumit Krena.

Si gjithmonë, punëtorët e KRM Çabrati janë duke u kujdesur për ambientin e komunës sonë, në këtë rast të lumit Krena dhe shëtitores përreth. Edhe gjatë ditës së sotme ata janë parë duke pastruar lumin, që në këto ditë vape sjellë freski. Porosia e përgjithshme është që, “Gjakovën tonë e mbajmë të pastër, nëse cili prej nesh kryejmë detyrat që na takojnë! Të mos hedhim mbeturina dhe të kryejmë obligimet ndaj kompanisë Çabrati, për shërbimet që marrim çdo ditë”

Exit mobile version