Site icon Gjakovapress

Kryhen punime, të hënën mbesin pa ujë disa zona të Gjakoves

KRU Gjakova ka bërë me dije se për shkak të punimeve që po kryhen në rrugen transite  do të ketë ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë në disa pjesë të Gjakovës;

Në njohtimin e KRU Gjakova thuhet:

Të nderuar konsumatorë,

Ju njoftojmë se më datë 15.12.2025 (e hënë) do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa pjesë të qytetit të Gjakovës.

Zonat që do të preken nga ndërprerja janë:

Koha, nga ora 07:00 deri në 16:00.

Ndërprerja vjen si pasojë e vazhdimit të punimeve në Rrugën Tranzite, projekt i realizuar si bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Gjakovës dhe KRU “Gjakova”, ku operatori i kontraktuar ka arritur në fazën e realizimit të lidhjes së pusetës kryesore të ujësjellësit.

Për shkak të rëndësisë dhe kompleksitetit të lidhjes së pusetës kryesore, ndërprerja e përkohshme e furnizimit me ujë është e domosdoshme.

 

Exit mobile version