Kur legjendat takohen te Ura e legjendës
Jusuf Vokshi dhe Kujtim Gorani janë dy kampion të kërcimeve dallëndyshe nga Ura e Fshenjtë dhe Ura e Mostarit nga vitet e 70 dhe të 80-ta. Të dielën e 10 Gushtit 2025, tek po mbaheshin garat e kërcimeve në ujë në Gjakovë, pas 42 vitesh takohen mes vete dy legjendat e këtij sporti ekstrem që kanë lënë gjurmë me sukseset e tyre. I bëmë një foto për të mbetur si histori e traditës së këtij sporti në Gjakovë. Kur kërcenin nga lartësitë 18 metra te Ura e Fshenjtë dhe 30 metra nga Ura e Mostarit, Kujtimi dhe Jusufi lënin “pa gojë” vizitoret me kërcimet atraktive në stilin dallëndyshe.
Ura e Fshenjtë ka historinë e saj që lidhet me legjendën e ndërtimit, ndërsa ruan kujtime të veteranëve të kërcimeve në ujë, siç është rasti i Jusufit dhe Kujtimit.