Mosqarkullimi i automjeteve në këtë rrugë do fillojë së aplikuari nga data 29 gusht 2013, e enjte, dhe do të jetë e mbyllur për qarkullim për rreth një muaj, aq kohë sa është paraparë të kryhen punimet sipas planit dinamik të punës. Për shkak të kësaj ndalese, rruga “Marin Barleti”, e njohur ndryshe si “Rruga e Çabratit”, e cila ka patur regjimin njëkahor të qarkullimit të automjeteve, nga data 29 gusht e deri në përfundim të punimeve te “Lama e Drithit” do të jetë e lejueshme për qarkullim dykahor.