Gjakovapress

“Liria na Bashkon” koncert i tri Ansambleve në Gjakovë

Skena muzikore e Gjakovës  mbrëmë ka përjetuar një nga koncertet më të rralla e të bukura të viteve të fundit. Në  Pallatin e Kulturës  përformuan qindra artistë të trojeve shqiptare. Në shënim të Ditës së Çlirimit, tre ansamble kombëtare shqiptare, Shota  dhe ansamblet kombëtare të  Shqipërisë  dhe Maqedonisë së Veriut, u bashkuan në koncertin festiv “Liria na Bashkon”, duke sjellë një mbrëmje me këngë, valle dhe interpretime nga fondi më i pasur i kulturës sonë kombëtare.

Përmes muzikës, valles dhe kostumeve tradicionale, artistët  sollën para të pranishmëve pasurinë kulturore dhe shpirtin e përbashkët që na bashkon si komb. Në një skenë  ansamblet kombëtare shqiptare, duke sollen këngë, valle dhe interpretime që pasqyrojnë historinë, identitetin dhe shpirtin e popullit shqiptar. Një festë e kulturës që tejkalon kufijtë dhe na bashkon përmes artit.

Kush e ka ndjekur këtë koncert festiv, sigurisht se është ndjerë krenar me begatinë e madhe dhe të pakrahasueshme të këngës e valles shqiptare, me lëvizjet skenike, larushinë e veshjeve dhe tingujve magjeps .

Ishte një natë që solli kulturë, emocion dhe festë, një koncert madhështor me vlera të larta artistike që do të mbetet gjatë në kujtesën e atyre, fatkeqësisht,  pak adhuruesve sa ishin mbledhur mbrëmë në skenën e madhe të pallatit të Kultures, për ta ndjekur këtë ngjarje të rrallë kulturore.

Exit mobile version