Saturday, August 30, 2025
Aktuale

LUANDA DOMI FITUESE E ÇMIMIT GRUAJA E VITIT 2025 NË SIGURINË KIBERNETIKE

Gjakovarja, Luanda Domi ka fituar çmimin Gruaja e Vitit 2025 në Sigurinë Kibernetike – kategoria Supporter. Ajo ka shkëlqyer në skenën ndërkombëtare të teknologjisë, duke u vlerësuar me çmime prestigjioze në fushën e sigurisë kibernetike. Çmimet janë ndarë në Las Vegas me 3 Gusht.

“Jam ende e emocionuar dhe thellësisht mirënjohëse që fitova çmimin Cybersecurity Woman of the Year 2025 – kategoria Supporter ndarë në Las Vegas me 3 Gusht mes grave dhe mbështetësve të jashtëzakonshëm në fushën e sigurisë kibernetike. Faleminderit nga zemra familjes sime, të gjithë atyre që votuan për mua dhe të gjithë atyre që më kanë përkrahur në këtë rrugëtim. Mbështetja juaj ka pasur domethënie të jashtëzakonshme për mua. Jam krenare që do ta sjell këtë çmim në Kosovë—dhe shpresoj që të jetë një kujtesë e vogël për çdo vajzë të re: zëri yt ka vend në sigurinë kibernetike, në udhëheqje, në çdo dhomë. Mos u ndal. Bota ka nevojë për ty. Po ashtu, me kënaqësi ndaj gëzimin  që jam përzgjedhur në listën e ngushtë për çmimin Cybersecurity Woman of the World, që do të ndahet më 25 Shtator në Itali,” ka thënë Luanda Domi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *