Garën e shpalli të hapur kampioni i kërcimit nga Ura e Fshenjt dhe Ujëvara e Mirushës, Florid Gashi i cili realizoi një kërcim atraktiv në stilin dallëndyshe dhe një tjetër akrobatik.
Më disiplinën e kërcimeve nga 11 metra fitues doli Nderim Curri i cili nga dy kërcime mblodhi 58 pikë i pasuar nga Bush Hoti dhe Shkëlqim Selimi nga Mitrovica i cili u plasua në vendin e tretë. Garë interesante u zhvillua në disiplinën 15 metra. Fitues doli Shkëlzen Goqi me 59.5 pikë i pasuar nga Vedat Krasniqi dhe Ardian Morina në vendin e tretë.
Për fituesit u ndanë medalje dhe kupa.
Për vizitorë e Liqenit, kjo ishte një pasdite atraktive ku për një moment bukuria e liqenit u bashkua me bukurinë e kërcimeve atraktive të garuesve..