Me organizim të Radio Gjakovës, qyteti i Gjakovës të shtunën mbrëma ishte qendër e radiostacioneve shqiptare. Për herë të 16-të u mbajt festivali Radiofest 2025. Në këtë ngjarje unike morën pjesë mbi 20 radiostacione nga Kosova, Shqipëria, Mali Zi, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia e veriut.
Në Shkollën e muzikës Prenk Jakova u mbajt manifestimi përmbyllës ku u shpallën fituesit në garën për spot publicitar, raport radiofonik dhe reportazh që iu dedikua trashëgimisë kulturore.
Juria e Festivalit, që ka vlerësuar krijimtarinë në Radio fest 2025 këtë vit ishte në përbërje nga: Melazim Koci gazetar me një jetë të tërë në medie përgjithësisht, ish kryeredaktor i redaksisë në gjuhën shqipe në Radio Evropa e lirë, pastaj dr. Migena Arllati, shkrimtare dhe publiciste dhe Feim Kurhasani veteran i radiogezetarisë kosovare..
Kështu Vendi i parë për radioreportazh i takoi Radio Tiranes dhe autorit Jaho Margjeka me temën “Historiati i flamurit shqiptar”. Vendi i dytë iu nda Radio Kosovës për reportazhin e Sabrie Haxhiut me temën “Fate njerëzore pas mbylljes se kufirit Kosove – Shqiperi, ne vitin 1948”. Vendi i tretë për reportazh i takoi Radio Gjirokastrës dhe autorit Engjell Serjani e që bënë fjalë për Monofoninë – të kënduarit vetem..
Në vendin e parë për raport radiofonik doli Radio Alba e Klinës me autore Shqipe Desku, që kishte të bëjë me fushatën sensibilizuese kunder dhunes ndaj grave. Në vendin e dytë u shpall Radio Lushnja dhe të tretin Radio Peja.
Ndërsa më të mirët në spote publicitare ishin Radio Plus-Prishtinë me vendin e parë. Spot reklamues me tekst dhe postproduksion Perparim Namani . Glam Radio e Prishtinës u plasua e dyta dhe Radio Klea nga Elbasani në poziten e tretë.
Çmimi i nikoqirit i takoi Radio Malit të Zi-seksionit shqip, Radio Prizrenit dhe Radio Ylberit- Mitrovicë.
Zëri më i mirë radiofonik i takoi Fitore Istrefi Alushi nga Radio Struga.
Shpallja e fituesve në Radiofest 2025, edicioni i 16-të u bë në shkollën e muzikës Prenk Jakova dhe u shoqërua edhe me një program të pasur artistik ku u prezantuan sopranoja e njohur gjakovare Elita Hoxha, pastaj talentja Troja Bicurri, profesori i violinës Taulant Rruci, solisti Roland Çenko- nga Gjirokastra një nga zërat më përfaqësues të këngës polifonike Gjirokastrite dhe asaj shqiptare dhe mysafir tjerë. Radio fest 2025 u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe Drejtoria për kulturë, rini dhe sport.
