
Fermerët gjakovarë këtë pranverë janë përgatitur me kohë dhe kanë siguruar plehrat dhe farën cilësore. Perimtarët kanë filluar që fidanët e perimeve të kultivuara në module tash ti mbjellin në sipërfaqet e hapura. Rreth 900 hektar perime: domate, speca, tranguj, qepë e tjera do të mbillen brenda dy javëve të ardhshme.
Ndryshe gjatë kësaj pranvere në komunën e Gjakovës do të mbillen rreth 5 mijë e 100 hektarë me kultura bujqësore. Sipas planifikimit, prodhuesit bujqësorë të Gjakovës këtë pranverë do të mbjellin 3 mijë e 76o hektarë me misër, 850 hektarë me perime, 140 hektarë me elb, 130 me bimë foragjere, 100 me tërshërë, 90 hektarë me patate dhe 10 hektarë me fasule monokulturë. Punët kanë filluar mbarë dhe sipas dinamikës