Saturday, July 11, 2026
Aktuale

“Mirë se vini në Gjakovë!”

Gjakova e këtyre ditëve të veres  është bërë atraktive edhe për shumë vizitor e mysafir që vijnë këtu  për të kaluar një ditë apo më shumë. Revista Gjakovapress, në përpjekje për ta prezantuar qytetin dhe për të joshur sa më shumë vizitor ka kujtuar se, “Poqese vetëm një ditë përjetoni kënaqësinë e vizitës dhe   qëndrimit në Gjakovë, do të hetoni të vecantat e një qyteti që frymon me një  kulturë të gjërë, muzikë e humor bashkë   me shpirtin mikëpritës të banorëve të saj.

Gjakova është qytet në Republikën e Kosovës,  që gërsheton historinë e vjetër dhe moderne, me arkitekturën e Carshisë së madhe , ndër më të mëdhatë në Ballkan,  ku u zhvillua zejtaria, urat me shumë harqe dhe legjenda…

Screenshot

Gjakova është qytet i  tokës pjellore të atdhetarëve, intelektualve, politikanëve, artistëve,  sportistëve që për identitet ka klubin “Vëllaznimi”…  qytet i shumë traditave me trashëgimi shpirtërore e  që ka ruajtur lidhjet e ngushta me Shkodrën dhe Shqipërinë. Andaj Revista Gjakovapress uron të gjithë me mirëseardhjen,  “Mirë se vini në Gjakovë!”