Safet Gërxhaliu ka falënderuar bizneset që kanë dhënë kontribut në promovimin e brendit “Made in Kosova”.
“E bërë një analizë të të punësuarave në kompanitë e juaja dhe e bëra një analizë të kontributit tuaj në buxhetin e Kosovës dhe definitivisht jeni ata që e meritoni epitetin e të qenurit heronj të pasluftës. Në qoftë se një kompani punëson rreth 1 mijë vet dhe kontribuon për Republikën e Kosovës, çfarë epiteti mund të përfitoj ai person apo ai biznes përveçse epitetin e heroit të pasluftës”, u tha bizneseve të pranishme Gërxhaliu.