Në Gjakovapress 206: Me gjakovarët e Kukësit
KAFJA E MËNGJESIT
Gjyshja Shyret ngrihej shumë herët, pa zbardhur dita. Nuk bënte zhurmë. Lëvizte butë, sikur shtëpia ende të flinte dhe ajo të mos donte ta zgjonte. Shoqet e saj do të vinin herët dhe kafenë duhej ta gjenin gati. Unë isha ende në gjumë, por i dëgjoja, ashtu nëpër gjumë, siç dëgjon fëmija gjëra që nuk i kupton ende, por që i mbeten brenda gjithë jetën.

