Gjakova të dielën e 14 Shtatorit u bë qendër e vrapuesve nga shumë vende, të cilët erdhen për të shijuar bukuritë e shtigjeve të gjelbra të Shkugzës dhe kalldrëmin e Çarshisë së vjetër si kompleks i veçantë arkitektonik me plot begati kulturore e historike. Rreth 350 garues janë regjistruar për të marrë pjesë në garën e vrapimit malor “Gjakova Trail” e cila u mbajt në dy disiplina, 21 dhe 10 kilometra….
