Në Gjakovapress nr. 202 online , AGIM GJAKOVA – 90 VJET NË SHËRBIM TË FJALËS, KULTURËS DHE KOMBIT
Gjakova, qyteti ku çdo gur flet histori, ndezi një dritë të veçantë kulture dhe nderimi. Një ngjarje me peshë kombëtare u zhvillua në përvjetorin e 90-të të lindjes së Agim Gjakovës, poetit që me vargun e tij të drejtë dhe zemrën e ndjeshme, ka mbetur i lidhur përjetësisht me qytetin dhe popullin e tij. Kështu, më 4 dhe 5 tetor 2025, fjala e shkruar mori trup dhe zemër. Në një festë dinjitoze të kulturës, u shënua 90-vjetori i lindjes së shkrimtarit, poetit, dramaturgut dhe atdhetarit Agim Gjakova, një nga figurat më të ndritura të letërsisë shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI…..




