Në Gjakovapress nr. 202 online, Ermal Hasimja fitues i Konkursi “At’ Gjergj Fishta”
Ermal Hasimja pedagogu dhe politologu nga Tirana me origjinë nga Gjakova ka marrë çmimin “At’ Gjergj Fishta” në konkursin mbarëkombëtar. Ky çmim iu nda për romanin me titull “E shkuar e pakryer”, që është vepra e parë e pedagogut Erml Hasimja, me historinë e vërtetë të gjyshes së tij, që ndahet për gati gjysmë shekulli nga familja në Gjakovë kur zhvendoset në Tiranë gjatë diktaturës.


