Në Gjakovapress nr. 202 online: MONOGRAFIA “ESAT BICURRI NË PËRJETËSI”
Në Kino ABC në Prishtinë më 20 tetor 2025 u promovua monografia “Esat Bicurri në përjetësi”, me autor etnomuzikologun Dr. Krenar Doli, botim ky, kushtuar jetës dhe veprës së njërit prej zërave më të mëdhenj të muzikës qytetare shqiptare. Ky libër, i mbështetur nga Ministria e Kulturës, sjell një vështrim të thelluar mbi figurën dhe trashëgiminë e Esat Bicurrit, këngëtarit që me zërin e tij të fuqishëm dhe shpirtin e ndjeshëm u bë simbol i dashurisë për atdheun dhe kulturën shqiptare.
Esat Bicurri gjatë gjithë jetës së tij artistike ishte pjesëmarrës në gjithsej 21 festivale, ku këndoi këngë të kompozitorëve të ndryshëm të Kosovës, ku u paraqit me krijime nga kompozitorë të ndryshëm shqiptarë, si dhe me tekste dhe krijime autoriale të veta….



