Në Gjakovapress nr. 206: BEREQETI ME PARTNERËT BËNË ME SHTËPI DISA FAMILJE GJAKOVARE
Strehimi mbetet sfida kryesore për shumë familje në komunën e Gjakovës. Por shoqata Bereqeti me përkrahjen e qytetarëve, por edhe të institucioneve komunale e bizneseve, është e vendosur që atyre tu kthej jetën normale në familjet e tyre, duke i siguruar shtëpi të reja e kushte më të volitshme jetese. Me iniciativë të kësaj shoqate, vetëm vitin e kaluar, pesë familjeve i janë ndërtuar shtëpitë të reja ose ju kanë siguruar banesa. 


