Në Gjakovapress nr 206, në vazhdime romani E shkuar e pakryer- Ermal Hasimja
Ermal Hasimja pedagogu dhe politologu nga Tirana me origjinë nga Gjakova është autor i romanit me titull “E shkuar e pakryer”, që është vepra e parë e tij me historinë e vërtetë të gjyshes së tij, që ndahet për gati gjysmë shekulli nga familja në Gjakovë kur zhvendoset në Tiranë gjatë diktaturës. Për këtë roman ka marrë çmimin “At’ Gjergj Fishta” në konkursin mbarëkombëtar. Në vazhdime do ta botojm në revisten Gjakovapres romanin “E shkuar e pakryer” duke falenderuar autorin Ermal Hasimja për këtë mundësi.
Redaksia




