Friday, April 10, 2026
Gjakova Presss

Në Gjakovapress nr. 207: MONOGRAFIA KUSHTUAR THEMELIMIT TË UNIVERSITETIT “FEHMI AGANI” TË GJAKOVËS

Gjakova rikujtoi një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës së saj arsimore dhe kulturore, duke shënuar 13-vjetorin e themelimit të Universitetit Publik “Fehmi Agani”. Në këtë përvjetor simbolik u promovua monografia “Themelimi i Universitetit Publik në Gjakovë – Kontributi i Shoqatës së Intelektualëve ‘Jakova’”, me autor Malush Tullumi, një vepër që dokumenton rrugëtimin e gjatë dhe përpjekjet e intelektualëve gjakovarë për krijimin e një institucioni të arsimit të lartë në këtë qytet me traditë të pasur kulturore.