Nesër(te shtunen) hapet perdja e këtij edicioni me ndeshjet që do të zhvillohen në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë dhe në Pallatin e Sportit ‘Shani Nushi’ në Gjakovë. Ceremonia e hapjes zyrtare do të bëhet në kryeqytet në orën 18.00.
Në ditën e parë të kampionatit botëror, nesër prej orës 13.30 në pallatin e sporteve në Gjakovë luajnë Uruguai dhe Andora. Prej orës 15.45 përballen Moldavija-Irlanda, prej orës 18.00 luajnë Kina dhe Malta ndërsa ndeshja e katërtë e ditës së nesërme zhvillohet në orën 20 e 15, në mes të Letonisë dhe Bullgarisë.