Një ngjarje të veçantë kulturore, me pjesëmarrjen e shkrimtares së njohur Helena Kadare e organizoi Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dhe Rotary Club, në Gjakovë. Ishte një bashkëbisedim me qytetarët mbi letërsinë, rolin e gruas në shoqëri dhe kujtesën e një epoke të ndërlikuar me temën: “Helena Kadare: Zëri i heshtur i letërsisë dhe kujtesës shqiptare”. Kadare në bashkëbisedim me adhuruesit e fjalës së shkruar ndau përvoja personale dhe reflektime mbi krijimtarinë, heshtjen dhe sfidat e jetës së saj si grua dhe autore…