Në kohën kur shumë ekspertë dhe investitorë po lavdërojnë investimin në prona të paluajtshme në Kosovë si një zgjidhje të sigurt për të zbutur krizat e ardhshme ekonomike, inflacionin dhe zhvlerësimin e parasë, një realitet shqetësues po zhvillohet në heshtje. Kosova, një vend me vetëm 1.6 milionë banorë, ka mbi 180,000 banesa të pabanuara – një paradoks që fsheh rrezikun e një fluskë të patundshmërive të krijuar nga vetë vendi, e cila mund të shpërthejë me pasoja të rënda ekonomike.