Përparimi i një shoqërie varet nga aftësia e saj për të njohur, mbështetur dhe zhvilluar talentin kudo që ai shfaqet. Në këtë frymë, Instituti Ndërkombëtar për Inteligjencë të Jashtëzakonshme ATOMI vazhdon të identifikojë dhe të mbështesë nxënësit me potencial të lartë intelektual, duke u krijuar atyre mundësi për zhvillim akademik dhe personal. Ndër të rinjtë që këtë vit kanë arritur të fitojnë titullin prestigjioz “ATOMIST”, është edhe nxënësja gjimnaziste Vena Fatmir Mala, e cila me rezultatet e saj të jashtëzakonshme është renditur ndër më të mirët e gjeneratës së saj.
