Site icon Gjakovapress

Në Spitalin e Gjakovës 99 raste të dyshuara me Covid 19

Gjatë 24 orëve të shkuara janë infektuar 35 persona nga komuna e Gjakovës duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 1.659 persona me Covid 19. Janë shëruar 26 persona për të arritur në gjithsejtë  1.126 persona të shëruar.

Është raportuar për 466 raste aktive por edhe për  67 raste të vdekjeve. Vetëm gjatë 24 orëve nga komuna e Gjakovës me Covid 19 kishte 2 raste të vdekjeve 79 dhe  61 vjeçar.

Në Spitalin e përgjithshëm  Isa Grezda sot janë të hospitalizuar 99 pacientë të dyshuar për Covid 19, ndërkohë që prej këtij numri të konfirmuar pozitiv  janë 67 pacientë.  70 janë me oksigjenoterapi kurse gjendjen më të rëndë e kanë 7 pacientë me CPAP maskë dhe dy në respirator.

Infektimit me koronavirus nuk i kanë shpëtuar as mantelbardhët e spitalit. Me covid pozitiv janë 3 mjekë, 6 infermier dhe 4 nga stafi tjeter mjekësor i spitalit.

Exit mobile version