Të mërkurën Vëllaznimi ka zhvilluar ndeshjen miqësore me Lirinë e Prizrenit dhe ka barazuar 1 me 1. Edhe sot tradita e futbolldashësve për të ardhur në stadiumin e qytetit me biçikletë u pa lehtë! Keto foto e dëshmojnë këtë. Derisa futbolldashësit përcjellnin ndeshjen e futbollit, biçikletat e të gjitha llojeve “pushonin” të radhitura në të dy anët. Kështu ka qenë edhe para shumë dekadave, bile edhe në ndeshje kampionate ku mezi hynin këmbësorët e lërë më biçikletat.