Me organizim të klubit të kërcyesve nga ura, Brigde Divers e në kuadër të manifestimit Ditët e shqiptarit më 2 Gusht , dhjetëra garues sfiduan lartësinë e Urës së Fshenjtë mbi lumin Drini i Bardhë, në një garë që ndërthur guximin, traditën dhe adrenalinën. Hapjen solemne të garës e ka bërë Ermal Hasimja, kryetar I Fondacionit për Gjakovën, që është organizator i manifestimit Ditët e shqiptarit dhe vogëlushi 5 vjecar, Kani Basha që kërceu nga kërcimorja dhe mori shumë duatrokitje nga të pranishmit. Risi në garat e sivjetme ishte pjesëamarrja e dy garuesve nga Sarajeva, vëllëzërit Ensar dhe Alija Bugari
Vendin e parë në kërcim nga “Ura e Fshenjtë” në disiplinën dallëndyshe e zuri Florid Gashi, vendin e dytë Shkëlzen Goqi, ndërsa vendin e tretë e ndanë Albion Gashi dhe Bledar Morina.
Garat u zhvilluan në tri disiplina: kërcim nga kërcimorja, kërcim me këmbë nga ura dhe kërcim në stilin dallëndyshe me rreth 20 garues. Kërcimet u realizuan nga lartësia rreth 20 metra lartësi, ndërsa thellësia e lumit është rreth gjashtë metra. Gjatë gjithë garës kanë qenë të pranishëm zhytës nga Mitrovica dhe ekipet mjekësore për sigurinë e garuesve.
Në konkurrencën e kërcimeve në këmbë nga Ura, vendin e parë e zuri Alija Bugari nga Sarajeva, të dytin Teki Myftari dhe vendin e tretë e mori Gëzim Krasniqi.
Një garë atraktive u zhvillua edhe nga kërcimorja 13 metershe ku pas dy kercimeve në stilin dallëndyshe triumfoi Gent Krasniqi. Vendin e dytë e mori Alija Bugari kurse në vendin e tretë doli Ardian Berisha.
