Pikërisht në ditën kur temperaturat e ajrit në Gjakovë ranë nën zero, Ngrohtorja e qytetit filloi operimin .Orët e para të ditës kanë kaluar duke u shpërndarë uji i ngrohtë nëpër rrjetin e ngrohtores për tu stabilizuar në orët e pasdites. Drejtoresha e Ngrohtores së Qyetit, Albana Skivjani ka thënë se sezoni ka nisur me synimin që në ditët e ftohta të ofrojnë shërbime cilësore për një siperfaqe prej rreth 100 mijë metra katror siperfaqe në amvisri dhe konsumator komercial dhe institucione, mes të cilave me rëndësi janë shkollat, spitali e tj.
