Pogradeci, është qyteti ku natyra nuk ka kursyer asgjë për të arritur të përkryerën, qyteti ku njerëzit me mikëpritjen e çiltërsinë e tyre nuk të lënë të largohesh pa marrur me vete dashurinë e mallin për t`u rikthyer përsëri. Qyteti i Lasgush Poradecit, Mitrush Kutelit e shumë emrave të tjerë, zbret me datë 19 prill në qytetin e Gjakovës. Shumë vlera dhe tradita do i shkëmbejmë së bashku, ku do të ketë prezantim turistik, kulturor, ekspozitë të fotografive të Pogradecit në Gjakovë. Veprimtaritë fillojnë në ora 18:00, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”.