Tuesday, September 9, 2025
Lajme

Nxehtë, kujdes për shëndetin!

Territorin e komunës së Gjakovës gjatë këtyre ditëve e ka përfshirë një mot me vapë që ka vështirësuar përditshmërinë, posaqërisht tek shtresat e ndjeshme të popullësisë. Kjo hetohet posaqërisht gjatë orëve të mesdites, në rrugët kryesore me më pak frekuencë të qytetarëve në temperatrëurat deri në 32 gradë, , ndërkohë që mëngjeset dhe mbrëmjet e frekuentuara më tepër në kërkim të freskisë në këtë vapë.

Ndryshe, ekspertet e shëndetësisë në të tilla gjendje dalin me një serë rekomandimesh për t’iu shmangur rreziqeve që mund të vijnë nga ekspozimi në diell, sidomos i personave të moshuar, grave shtatzëna dhe atyre me probleme shëndetësore. Konsumimi i dy litrave lëngje gjatë ditës, mbulimi i kokës, veshja me rroba liri ose pambuku janë ndër këshillat e ekspertëve të shëndetit public . E dalja gjatë orëve të mesditës nuk rekomandohet. “Personat e moshuar assesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10:00 deri në 17:00, sidomos të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet; tek të moshuarit është e domosdoshme matja më e shpeshtë e tensionit arterial”, thuhet në paralajmërimin e mjekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *